Merr flakë autobusi me pasagjerë në aksin Fier-Levan

Ka marrë flakë një autobus me pasagjerë në aksin Fier-Levan. Ngjarja ndodhi sapo autobusi kishte zbritur vendin e njohur si 'Qafa e Koshovicës'.

Drejtuesi i mjetit dhe fatorinoja kanë zbritur pasagjerët sapo kanë vënë re që autobuzi është përfshirë nga flakët.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se flaka ka shpërthyer në pjesën e pasme të autobusit dhe shkak i saj mund të ketë qenë një defekt në motorr.