Ambasadorja e SHBA nxit sërish ngritjen e Gjykatës Kushtetuese brenda vitit
Ambsadorja e SHBA-së përsërit thirrjen e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese deri në fund të këtij viti.
Përmes një postimi në facebook ambasadorja Yuri përshëndeti të gjithë ata që do I përgjigjen thirrjeve të presidencës dhe parlamentit për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.
“Ne inkurajojmë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të veprojë shpejt dhe të vlerësojë kandidatët" shkruan ambasadorja e SHBA-se ne një postim në twitter.
Aktualisht gjykata ka vetëm katër anëtarë, nga të cilat tre te emëruar dhe Vitore Tusha, e cila kryen njëherazi edhe detyrën e Drejtueses së Këshillit të Emërimeve ne Drejtësi.
Numri i dosjeve që presin për t’u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese ka shkuar afërsisht në 200, numër i cili pritet të rritet me shpejtësi për shkak të zgjerimit të subjekteve, të cilët kanë të drejtë sipas ligjit të vënë në lëvizje Kushtetuesen.
Lexo dhe: Tre vjet pa Gjykatë Kushtetuese, afro 200 dosje në pritje të shqyrtimit