Meta ashpërson tonet: Rama i marrë peng, unë komandant dhe ushtari i parë. Rama: Komandat i LSI

Presidenti Ilir Meta reagoi për tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama. Duke marrë si shembull ish kreun e presidencës boshnjake, Ilia Izetbejkoviç, presidenti Meta i kërkoir Ramës të dalë përballë me publikun e të tregojë nga kush është marrë peng.

Në një dalje për gazetarët kreu i shtetit Ilir Meta u shpreh paraditen e sotme: "Mbrojtja e Kushtetutës nuk është territor i askujt por detyrë e parë e presidentit të Republikës.

Presidenti i Republikës nuk është vetëm komandat i Forcave të Armatosura por është ushtari I parë I Republikës.

Duhet ta dijë kushdo. Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmërinë dhe patriotizmin e cdo qytetari. Le ta dijnë edhe armiqtë e Shqipërisë se do ta marrin përgjigjen atje ku nuk i shkon mendja.

Boll i futën duart e zeza këtu për të na bërë një vend gazi i botës!

Atij zotërisë i them përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbekoviç kur e morën peng.
Thuaj popullit tënd që jam peng dhe vazhdo punën tënde. Sepse nën këtë qiell e mbi këtë tokë nuk e merr më askush peng"

Presidenti Ilir Meta ka shprehur rezerva mbi masat e marra prej qeverisë për vendosjen e maskave.

Për presidentin parlamenti me veprimet e tij po izolon vendin dhe nuk po lejon  integrimin në BE.

https://youtu.be/_A6ZsbCsDVQ

Lexo dhe:

Rama i përgjigjet Metës: Ilir, presidenti nuk komandon asgjë dhe askënd