“Tmerri i Palasës”, Gjykata merr vendimin për dy grabitësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2020, 12:05
Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka vendosur masën arrest me burg për dy grabitësit të cilësuar si “Tmerri i Palasës”.
Mësohet se masa është marrë për Bledar Çunaj, 31 vjeç dhe Pilo Gjikokaj 48 vjeç, për veprat penale të grabitjes së bashkëpunim.
Të dy akuzohen për gjashtë grabitje në Orikum, Palasë, Dhërmi dhe Himarë.
Sakaq në sallën e gjyqit i pranishëm ka qenë vetëm Bledar Çunaj, për të cilin dyshohet edhe për disa akuza të tjera, për të cilat ende po mblidhen provat.
Seanca gjyqësore ka nisur në orën 10 dhe gjyqtare e çështjes ka qenë Arbana Selmanaj.
Kapja e hajdutit të Palasës, policia arreston dhe bashkëpunëtorin: Ja vjedhjet për të cilat akuzohen