Inceneratorët, Presidenti Meta: Të hetohet me përgjegjshmëri nga Prokuroria dhe media

Presidenti Ilir Meta ka folur gjithashtu edhe për çështjen e inceneratorëve.

Meta ka thënë se duhet të hetohet me shumë përgjegjshmëri nga Prokuroria dhe mediat që kanë nisur hetimet për këtë temë.

Meta: Inceneratorët është një çështje mjaft serioze që po hetohet nga prokuroria dhe duhet te hetohet me përgjegjësi dhe transparencë. Po hetohet edhe nga media, që kanë bërë disa investigime. Është e rëndësishme për të treguar që treguesit financiarë janë përkeqësuar, ku pasojat që vijnë për shkak të pandemisë dhe përkeqësimit të situatës janë serioze për shumicën e familjeve shqiptare. Prioriteti i çdo qindarke publike të jetë i përqëndruar në përballimin e këtyre problemeve. Nga ana e shëndetit dhe për të mbështetur familjet në nevojë që kjo situatë e vështirë të kalojë pa pasoja shëndetësore.

https://youtu.be/_A6ZsbCsDVQ