Vizita e ministrit grek, Meta: Përgjigjet e mia transparente, kërkoj bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare
Presidenti Ilir Meta i pyetur nga gazetarja e Ora News Fjorela Bekteshi për vizitën e ministrit të Jashtëm grek ditën e nesërme ka thënë se përgjigjet i ka dhënë me kohë.
Meta ka kërkuar nga autoritetet shqiptare bashkëpunim në lidhje me marrëveshjen e detit.
Meta: Nuk ka vend si pyetje, besoj se e ka marrë përgjigjen me kohë dhe përgjigjet e mia kanë qenë shumë bashkëpunuese dhe transparente me të gjithë aktorët vendas dhe ndërkombëtarë. Prej vitesh nuk kam marrë asnjë përgjigje për kërkesat e mia shtetërore dhe për këtë çështje nga ana e kryeministrit apo përfaqësuesve të qeverisë.
Kjo është një çështje kërkon bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare brenda vendit dhe nuk është çështje që kërkon zhvendosjen e vëmendjes e gjithë qytetarëve shqiptarë, institucioneve serioze ndërkombëtare për të ardhmen e zgjedhjeve në Shqipëri.
Ky është problem më i madh që ka Shqipëria sot. Mungesa e legjitimitetit të kësaj qeverie të dalë nga zgjedhjet e fundit të standardeve të Shijakut dhe Dibrës, ka bërë që të kemi kaq shumë kushte. Shkelja brutale e marrëveshjes së 5 qershorit është një penalizim absolute për të ardhmen europiane të vendit, një provokim i rëndë i paqes sociale dhe i stabilitetit në vend.
Çdolloj marifeti për të sjellë çështje të tjera që të harrohet kjo çështje janë të pavlerë.