Ligji antimafia, Basha: I pari që do zbatohet me qeverinë e re, do ketë me efekt prapaverues
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, prezantoi disa elementë që nesër në pushtet partia demorkatike synon ti përfshije në ligjin antimafia, të cilat synojnë të godasin oligarkine dhe çdo kompani që ka përfituar para publike me kontrata korruptive. Ligji do të këtë fuqi prapavepruese.
Tirane- Partia Demokratike në planin e saj elektoral, ka amendimin e ligjit antimafia duke shtuar në të elementë që godasin oligarkinë apo ato biznese që përfitojnë në shkeleje të ligjit para publike nëpërmjet tenderave apo kontaratave korruptive.
Lulzim Basha, në bashkëbisedim me median, mesditën e 19 tetorit, zbardhi disa elementë të ligjit antimafia, ndërsa garantoi se nën qeverisjen e tij çdo para që i është vejdhur do ti rikthet buxhetit.
Lulzim Basha:"Ligji Antimafia i miratuar nga parlamenti i ri legjitim do të jetë vendimi i parë i qeverisë së re dhe do të zbatohet. Çdo qindrakë që është marrë nga kjo kontratë duhet dhe do t’i rikthehet shqiptarëve me ligjin tonë antimafia. Ky është thelbi i propozimit tonë. Çdo gjë e marrë në mënyrë abuzive do t’i kthehet publikut me efekt prapaveprues."
Rruga e opozitarizmit e hapur - Kryetari i opozitës i dha përgjigje medias për rrugën që po ndjek opozita drejt zgjedhjeve të 25 prillit dhe a është i hapur ai për të bashkëpunuar me ish-zyrtarë të selisë blu që sot drejtojnë formacione apo lëvizje politike, duke nisur nga Astrit Patozi, Bamir Topi, Rudina Hajdari apo Myslym Murrizi.
Lulzim Basha: "Kushdo që njësoj si shumica dërrmuese e shqiptarëve kërkon ndryshim, e ka të hapur rrugën e opozitarizmit në të gjitha format dhe mënyrat."
Në selinë blu, komsioni i verifikimit të kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkie vijon punë për të evidentuar kandidatët që do t'i propozohen kryesisë. Lulzim Basha garantoi se puna e tyre eshte e pavaruar, ndërsa tha se nuk ka asnjë debat apo ndërhyrje të tij.
Lulzim Basha: "Komisioni ka veprimtarinë e vet krejt të pavarur nga veprimtaria ime."
Anëtarësia e përjashtuar- Po çfarë do të ndodhë me disa emra aktiv në Partinë Demokratike, që antarësia i përjashtoi. Basha dha këtë përgjigje.
Lulzim Basha: "Sot iu prezantova tre parime. Parimin e transparencës dhe që PD do të kenë me përgjegjshmërinë më të lartë njerëz të integritetit, moral politik, njerëz të kapaciteteve njerëzore dhe profesionale."
Në daljen për medien Lulzim Basha, ripërsëriti planin anticovid me 5 pika, ndërsa tha se parat e buxhetit në vend që të shkojnë për qytetarët po shkojnë për mafien e plehrave.