Inceneratorët: SPAK nis verifikimet. PD padit Ramën, Ahmetaj, Veliaj e të tjerë

Çështja e koncesioneve e denoncuar së fundi për disa ditë radhazi nga opozita është bërë objekt verifikimesh nga Prokuroria e Posaçme. SPAK mësohet se ka nisur verifikimet për koncesionet e tre incineratorëve të ndërtuar në Tiranë , Elbasan dhe Fier pas kallëzimit të nismës “Thurrje” në korrik të këtij viti.

Zyrtarisht nga SPAK mësohet se pasi është regjistruar procedimi ka nisur mbledhja e dokumentacionit, i cili është në fazën e verifikimit nga grupi i hetimit nëse ka elementë të veprës penele.

Ndërkohë në SPAK janë paraqitur të hënën, 19 tetor,  edhe dy përfaqësues të Partisë Demokratike Jorida Tabaku dhe Çlirim Gjata të cilët kanë depozituar kallëzim shtesë për inceneratorin e Tiranës.

Jorida Tabaku: "PD ka ngritur këtë çështje në një nivel tjetër duke dokumentuar me prova e fakte çfarë ka ndodhur me aferën e plehrave në Tiranë, Fier e Elbasan. Kostot për buxhetin e shtetit janë mbi 430 milionë euro vetëm për inceneratorin e Tiranës.

Kjo është një histori mafioze që ka detyruar bashkinë e Tiranës, Durrës, do detyrojë të gjithë qarkun Tiranë për të depozituar mbetjet e tyre në një biznes I cili që kur u konceptua nga një kompani pa eksperiencë ishte e tillë” U shpreh Jorida Tabaku.

Çlirim Gjata: Kalohen dhjetëra milionë Euro dhe pritet që qindra mijëra Euro t’i kalojnë kësaj kompanie, këta persona kanë kompani të tjera të regjistruara në parajksa fiskale.

Këta persona kanë një biografi të tmerrshme po të shohësh se çfarë ka ndodhur me punë n e tyre dhe me biznesin e tyre.

Dhe vijnë në Shqipëri, një ditë përpara krijon kompaninë, fiton tenderin në kundërshtim me çdo rregull, në kundërshtim me çdo proçedurë, por mbi të gjitha, ku kanë shkuar paratë? Kush është pronari."

Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK padinë ndaj kryeministrit Edi Rama, ish ministrit të Financave Arben Ahmetaj dhe ish ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, ndaj Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

Kallëzimi është për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë të pjesëmarrësve në tendera dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal dhe të ushtrimit të detyrës publike.

https://youtu.be/Uu8-LP-T4k4

 


Lexo dhe:

Çuditë e Inceneratorëve/ QKB zbulon skandalin, fituan miliarda sapo u krijuan


Çuditë me inceneratorin e Fierit, fitoi 1.7 miliardë lekë por Përmbarimi i bllokoi asetet