Covid-19, Drejtoria Arsimore reagon për shkollën “Emin Duraku”: Mësimi vijon, zëvendësuam mësuesit pozitiv

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Paraunivesitar ka reaguar në lidhje me lajmin se 29 mësues të shkollës “Emin Duraku” në Tiranë janë karantinuar dhe 5 të tjerë janë infektuar me Covid.

Sipas DPAP, mësimi ka vijuar normalisht dhe mësuesit e larguar do të zëvendësohen shumë shpejt në mënyrë që të vijojë mësimi pa ndërprerje.

Për shkak se disa mësues kanë rezultuar me COVID-19 dhe disa të tjerë janë karantinuar, nga ana e DPAP dhe zyrës arsimore vendore Tiranë janë marrë masat e menjëhershme për zëvendësimin e tyre në mënyrë që mësimi të vijojë pa ndërprerje. Njëkohësisht, është shtuar edhe numri i psikologëve për të qenë sa më pranë nxënësve e mësuesve me shërbimin psiko-social”, njoftohet.

Sakaq është bërë e qartë se “procesi i dezinfektimit në këtë shkollë është kryer 3 herë gjatë gjithë javës së shkuar, teksa dezinfektimi më i fundit është realizuar ditën e djeshme”.

Më herët u raportua se 29 mësues janë karantinuar dhe 5 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Deri më tani 10 mësues dhe 3 sanitare të shkollës 9 vjeçare kanë dalë pozitiv.

LEXO EDHE: “Emin Duraku” vatër Covidi, karantinohen 29 mësues, 5 të tjerë pozitivë