Do shkonte për vizitë në spital, 40-vjeçari në Elbasan zhduket pa asnjë gjurmë/Emri

Pas zhdukjes së 40 vjeçarit në Vlorë, një tjetër 40-vjeçar është zhdukur pa lënë gjurmë në Elbasan. Bëhet fjalë për Rrapush Çeça, banues në lagjen “Hekurudha”.

Denoncimin për zhdukjen e të riut e ka njoftuar vëllai i tij. Çeça ka humbur kontaktet me familjaret prej mëngjesit të sotëm.

40-vjeçarit,  ka dalë nga banesa me automjetin e tij me targa AA 531 VS, dhe u ka thënë familjarëve se po shkonte të kryente disa ekzaminime.

Pas verifikimit nga ana e familjarëve, rezulton se ai nuk ka qenë në qendrën spitalore, pasi nga regjistrat e observimit ditën e sotme, nuk ekziston i regjistruar.

Prej orësh, familjaret kanë kërkuar për 40-vjeçarin, por nuk kanë mundur të gjejnë asnjë gjurmë të tij.

E reja
Më 17 tetor 2020: Policia njoftoi se 40 vjeçari kishte pësuar aksident