Po i mbaron mandati/ Basha pret Christina Vasak: Merci Madame l’Ambassadeur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2020, 18:06
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka pritur në një takim ambasadoren e Francës në vendin tonë Christina Vasak.
Teksa mandati i saj është drejt fundit, lideri i opozitës e falenderon për angazhimin e saj në Shqipëri.
"Kënaqësi të prisja Ambasadoren Vasak, një mike e vyer e Shqipërisë, teksa mandati i saj vjen drejt fundit. I shpreha mirënjohjen personale për investimin e saj dhe të Francës, si dhe angazhimin tonë maksimal në përafrimin europian të vendit tonë. Merci Madame l'Ambassadeur!", shkruan Basha në postimin e tij.