Zhdukja e 40 vjeçarit në Vlorë, nëna kërkon djalin, i vogli të atin

Zhdukja e 40 vjeçarit, Adhurim Ngucaj, nga Lepenica e Vlorës ka dyshime të forta se lidhet me konflikte të kanabisit ose veprimtarive të tjera të jashtëligjshme!

Kjo është një prej pistave kryesore që po hetohet nga policia e qytetit bregdetar edhe pse për momentin tregohet e rezervuar me detaje dhe nuk ka ende asnjë gjurmë të 40 vjecarit që njihej edhe me emrin Ermal.

Dyshimi përforcohet nga fakti se ai rezulton më herët i dënuar për çështje narkotrafiku në Itali, ndërsa në vendin tonë ka bërë 7 muaj burg për një konflikt në një gurore.

Prindërit e 40 vjecarit thonë se nuk kanë dijeni që ai të jetë përfshirë në cështjet e drogës, por ama dyshimet i kanë së Ai është zhdukur nga ata që i quajnë shoqëri e keqe.

Babai i Adhurimit: “Nuk kam dijeni që të jetë marrë me drogë

Bashkëshortja mësuese shton misterin për të ashtuquajturit shoqëri e keqe, ndërsa tregon telefonatën e fundit.

Dyshimet se Adhurim Ngucaj merrej me çështje droge, familjarët thonë se i rrëzon fakti se Ai edhe cigaret i blente me listë, ndërsa kërkojnë angazhimin e policisë për të gjetur 40 vjeçarin

“Cfarë I kanë bërë vetëm ai e di” thote e ema.

Makina e 40 vjecarit u gjet e braktisur në  fshatin Mavrovë e mbyllur dhe pranë saj nuk janë gjetur as çelësat.

Sipas burimeve aty u u gjetën vetëm rroba dhe një palë atlete dhe asgjë tjetër e dyshime që mund ti shërbejë pistave të hetimit. Adhurimi ishte babai i një fëmije të vogël.