“Doctor Honoris Causa” për Marie Royce, e treta amerikane që e merr këtë çmim në Shqipëri
Universiteti i Tiranës ka nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa”, ndihmës sekretaren e shtetit për çështjet e arsimit Marie Royce. Ky çmim i akordohet për kontributin e saj në shkëmbimin e eksperiencave në Arsim dhe kulturë mes dy vendeve. Marie Royce deklaroi se bashkëpunimet do të thellohen.
Ndihmës sekretarja e shtetit për çështjet arsimore dhe kulturore, Marie Royce, është amerikania e tretë në Shqipëri që nderohet me çmimiin prestigjioz "Doctor Honoris Causa", për kontributin e shquar në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve në fushën e arsimit dhe kulturës.
Rektori i Universiteti të Tiranës, Artan Hoxha, duke e falënderuar Royce për kontributin në shkëmbimin e eksperiencave arsimore, u shpreh se deri tani kanë përfituar rreth 2000 studentë nga programet e studimit në SHBA.
Ndihmës sekretarja e shtetit për çështjet arsimore dhe kulturore, u shpreh e vlerësuar për çmimin, ndërsa shtoi gjithashtu se çdo vit do të përzgjidhen tre studentë për gradën Master Shkencor në SHBA.
Marie Royce n mbikëqyr një gamë të gjerë të programeve që synojnë të avancojnë në objektivat dhe e politikës së jashtme të SHBA përmes shkëmbimeve arsimore profesionale dhe kulturore dhe sportive.