Meta dekoron 4 ikonat e Partizanit dhe Kombëtares
Presidenti Meta ka vlerësuar katër futbollistë të shquar të “Partizanit” dhe të Ekipit tonë Kombëtar.
Presidenti i Meta i vlerësoi ata në një ceremoni solemne katër konkretisht Presidenti i Republikës i akordoi Mikel Jankut (pas vdekjes) Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.
Me Titullin “Mjeshtër i Madh” u vlerësuan Ilir Lame, Sulejman Starova dhe Ylli Shehu për kontributet e shquara si futbollistë të ekipit kryeqytetas “Partizani” dhe ato në Ekipin tonë Kombëtar.
Meta: Është shumë kënaqësi për mua të vlerësoj sot kontributin dhe karrierën e suksesshme por dhe të lavdishme të futbollistëve të njohur të ekipit ‘Partizani’ por dhe Ekipeve tona Kombëtare, ikonave të futbollit shqiptar:
Ilir Lame: Mesfushori i hekurt dhe i pamposhtur i Partizanit;
Sulejman Starovës: Futbollisti inteligjent dhe i gjithanshëm, por edhe trajner dhe drejtues i suksesshëm;
Ylli Shehu:Sulmuesi brilant dhe golashënuesi spektakolar;
si dhe të paharruarin Mikel Janku: “Mburoja” e portës së “Partizanit” dhe Ekipit Kombëtar, por edhe gazetari dhe analisti ekselent sportiv, që u nda nga jeta para pak kohësh.
Ju jam mirënjohës për ato kujtime të pashlyeshme, për ato emocione që keni përcjellë me lojën e talentin tuaj.