Familja vuri në alarm policinë, 40 vjeçari kishte pësuar aksident, e gjejnë në spital

Familja vuri në alarm policinë, 40 vjeçari kishte pësuar

Zbulohet vendndodhja e 40 vjeçarit nga Elbasani, familjarët e të cilit vunë policinë në alarm pasi kishin humbur kontaktet me të prej ditës së djeshme.

Policia zbulon sot se Rrapush Çeça kishte pësuar aksident dhe nuk kishte mundur të kontaktonte me familjarët.

“Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Shijon, shtetasi Rr.Ç., 40 vjeç, banues në Elbasan,  duke drejtuar mjetin tip "Seat" ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur vetë drejtuesi i mjetit i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve” informoi sot policia.

40 vjeçari ishte shpalluar në kërkim  nga Komisariati i Policisë Elbasan  mbrëmjen e djeshme, për largim nga banesa pasi kishin  bërë kallzim familjarët se kishin humbur kontaktet me këtë person.

Grupi hetimor po vijon punēn për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të tij.

LEXO EDHE: Do shkonte për vizitë në spital, 40-vjeçari në Elbasan zhduket pa asnjë gjurmë/Emri

Vendi Lajme elbasan Aktualitet rrapush ceca

EMISIONET