Shkoza si në mesjetë, gropat në rrugë po shkatërrojnë makinat, kur ka shi përmbyten

Banorët në rrugën "Aleksandër Marteli" në Shkozë i bëjnë thirrje bashkisë Tiranë për shtrimin e rrugës. Ata thonë se prej vitesh ky segment është kthyer në shqetësues, sidomos në kohë me shi.

Pjesa më e madhe e rrugëve kryeqytet janë të amortizuara dhe janë kthyer në shqetësim për qytetarët.

Rruga "Aleksandër Marteli" në Shkozë është tejet e amortizuar dhe prej vitesh është në këtë gjendje.

Mungesa e reagimit prej Bashkisë ka detyruar banorët të hedhin beton për ta mbushur por sërish pa zgjidhje.

Ata thonë se prej vitesh janë lënë në harresë.

"Vetë e kemi shtruar betonin, 30 vjet që është kështu. Nuk vë njeri dorë, makina kërcet. Na rroftë ne që paguajmë taksa makinash. Vijnë gënjejnë dhe ikin."

"Rruga është shumë problematike, qarkullojnë shumë makina."

"Nuk dimë ku të ankohemi, kur bie shi këtu bëhet lumë."

Kalimi me automjete është tejet i vështirë dhe çakulli i hedhur në rrugë rrezikon jetën e cilido.

"Ne lamë gomat dhe makinat, me taksa dhe të gjitha, e patë vetë si është rruga. Zoti i madh…nuk dimë çfarë të bëjmë."

Edhe kjo rrugë është një tjetër segmet ku mungesa e investimeve të Bashkisë duket hapur, ndaj dhe thirrja e banorëve shkon për vëmendje.