Mungesa e vendqëndrimeve të taksistëve, LSI: Bashkia e Tiranës nuk ju siguron asnjë kusht pune, përveç zhvatjes

Sekretarja Organizative e LSI, Eriona Bixha ka dalë në terren ku ka ngritur shqetësimin e taksistëve të vendosur në Bulevardin Zogu I në kryeqytet.

Për shkak të punimeve, taksistët e kësaj rruge kanë mbetur pa punë, teksa Bixha ka akuzuar bashkinë se vetëm po i zhvat atyre të ardhurat.

Tek Bulevardi Zogu I të gjithë taksistët që kanë ushtruar aktivitetin për më shumë se 25 vjet në këtë vend, sot ndodhen pa asnjë vendqëndrim.

Erion Veliaj i ka lënë këta taksistë dhe familjet e tyre në mes të katër rrugëve.

Paguajnë të gjitha taksat ku përfshihet edhe ajo e vendqëndrimit, por Bashkia e Tiranës nuk ju siguron asnjë kusht pune, përveç zhvatjes së atyre të ardhurave që sigurojnë.

Ata sot kërkojnë të trajtohen me dinjitet, t'ju sigurohet një vendqëndrim dhe t'ju sigurohet një konkurrencë e ndershme”, shkruan Bixha.

https://www.facebook.com/e.bixha/videos/258763295541411