“Të vihen para përgjegjësisë”, vijojnë replikat Meta-Rama: Krim mendor përfshirja e Presidentit

Kanë vijuar replikat mes Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama.

Ka qenë Kreu i Shtetit Meta ai që duke përgëzuar Presidentin e Kirgistanit për dorëheqjen pas manipulimit të zgjedhjeve, e ka lidhur me rastin e qeverisë shqiptare, ku shkruan “Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë”.

Meta: Përshëndes dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas manipulimit të zgjedhjeve të fundit, që nuk u pranuan nga populli i revoltuar me shumë të drejtë.

Populli trim i Kirgistanit i tregoi mbarë botës demokratike si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen, manipulimin, oligarkinë dhe poshtërimin e qytetarëve.

Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë!

Nuk ka vonuar as përgjigja e Kreut të Qeverisë Rama, i cili në Twitter kësaj radhe ka shtuar se krim zgjedhor konsiderohet edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje.

Rama: Ilir, krim zgjedhor në Republikat Parlamentare është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje me thikë në gojë! Ndërsa futja e Presidentit skutave nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion është krim mendor!

https://www.facebook.com/1477517792294489/posts/3444238575622391/?extid=0&d=n