Vlorë/ 40 vjeçari humbet kontaktet me familjen, dyshojnë se është rrëmbyer
Një 40 vjeçar nga qyteti i Vlorës ka humbur prej 4 ditësh kontaktet me familjen.
Sipas informacioneve, Ermal Ngucaj është denoncuar i zhdukur prej familjarëve ditën e sotme.
Makina e tij është gjetur në fshatin Mavrovë të Vlorës, teksa familjarët dyshojnë për një rrëmbim të mundshëm.
Burime nga blutë e Vlorës bëjnë me dije se 40 vjeçari i zhdukur ka qenë i dënuar më parë, teksa një vit më parë kishte dalë nga burgu. Rreth një vit më parë ai u përfshi në konflikt me një 19 vjeçar të identifikuar si Paolo Durmishaj nga fshati Kotë i Vlorës për një biznes gurore në Selenicë dhe më pas u akuzua nga ky i fundit se e kishte aksidentuar me makinë. Durmishaj raportoi në polici se konflikti për biznesin e gurores vazhdonte prej katër vitesh.
Ky fakt po hetohet si pishtë dyshimesh, i cili mund të jetë një prej arsyeve që 40 vjeçari është zhdukur, por nuk përjashtohen as konflikte të tjera të mundshme apo konflikte për lëndë narkotike.