Atentati ndaj shefit të Policisë Bashkiake, autori 19 vjeçar vetëdorëzohet pas apelit të të atit

Katër ditë pas atentatit të shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, ku mbeti i plagosur edhe babai i tij 70 vjeçar, policia ka vënë në pranga Ilirjan Hasanaj.

Burimet për Ora News bëjnë me dije se 19 vjeçari, Ilirjan Hasanaj, është vetëdorëzuar te patrullat e policisë në Velipojë pas disa ditëve arrati.

Mësohet se i riu ka pranuar krimin ndërsa po shoqërohet në drejtorinë vendore të policisë së Shkodrës ku do të merret në pyetje nga grupi hetimor.

Për dorëzimin e tij duket se faktor kyç ka qenë thirrja e të atit, i kthyer nga Anglia, i cili i kërkoi të birit të dorëzohet dhe të marrë përgjegjësi për aktin.

I bëj thirrje djalit tim, publikisht, që një orë e më parë, një minute e më parë, në komisariatin, në drejtorinë më të afërt të Policisë së Shtetit, te polici i rrugës, të bëjë dorëzimin, të dorëzohet.Unë si prind do ta mbështes, do ta mbaj afër fëmijën tim, pavarësisht fatkeqësisë që më ka ndodh”, apeloi Arben Hasanaj.

https://youtu.be/PLL5uUur1qI

Atenati ndaj shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj, ndodhi të dielën, në Shkodër.

Për pasojë mbeti i plagosur rëndë 39 vjeçari dhe babai i tij i moshuar, ndërsa bashkëshortja shpëtoi pa lëndime.

Ilirjan Hasanaj u shpall në kërkim brenda harkut kohor të 24 orëve nga ngjarja dhe policia shkoi drejt emrit të tij nga provat biologjike që gjeti në motorrin dhe skafandën e braktisur pas atentatit ndaj shefit të policisë bashkiake Malësi e Madhe.

LEXO MË SHUMË: Atentat me armë zjarri në Shkodër, plagosen shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe dhe i ati