Tiranë, 61-vjeçari bie nga lartësia, përfundon në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2020, 19:57
Një 61-vjeçar ka rënë nga lartësia ditën e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në Paskuqan dhe 61-vjeçari është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
"Më datë 15.10.2020, rreth orës 17:30, në rrugën “Halit Haxhia” në Paskuqan, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij shtetasi I.D., 61 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. " - njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.