Paditet deputeti i PS-së, banorët e Kaninës e akuzojnë: Po kërkon të rrëmbejë 120 ha tokë të fshatit

Deputeti socialist, FateVelaj, akuzohet nga banorët e fshatit Kaninë që ai përfaqëson në Kuvend, se po tenton tu vjedhë pronat, duke shfrytëzuar pozitën e gjykatat. Janë rreth 120 hektarë tokë në zonë panoramike nga Kanina në Ujë të ftohtë, për të cilën të dyja palët pretendojnë pronësinë me dokumente dhe për këtë janë në gjykatë.

Banorët e fshatit Kaninë në Vlorë akuzojnë deputetin socialist,Fate Velaj, se po tenton tu grabisë tokat, duke shfrytëzuar pozitën e përdorur gjykatat.

"Fate Velaj, deputet. Ka marrë 354 vota nga banorët e Kaninës që i ka masakruar, i ka vjedhur.Përveçse i ka vjedhur quhet poshtërim. Ky ligjvënës shkel me këmbët e veta, me gjykatat e korruptuara, me padrejtësinë."

Bëhet fjalë për 120 hektarë në zonën panoramike Uji i Ftohtë- Kaninë, toka të trashëguara dhe kullota të përbashkëta mbi të cilat deputeti socialist kërkon pronësinë, por gjykata i ka njohur vetëm ¼ e pretendimit.

"Fate Veliaj e ka hedhur hartën e pronës së tij, ka futur dhe ish-pronën e tij që e ka të shitur, ka futur edhe pronën e fshatit."

Por edhe banorët thonë se kanë dokumente për pronat, mes të cilave një ku thuhet se paraaardhësit e deputetit Velaj e kanë shitur pjesën e tij në vitin 1939.

Ndaj edhe ata i janë drejtuar gjykatës dhe kanë kërkuar një proces verifikimi të plotë për çështjen e pronave.

"Të marrë Kaninën."

"Po gllabërohen tokat e fshatit, kërkojmë që shteti të marrë masa."

Ata kërkojnë që drejtësia të çojë pronën tek pronarët e ligjshëm, ndërsa paralajmërojnë përshkallëzim të reagimit në rast se vijon ajo që e quajnë tentativë e zaptimit nga deputeti socialist.

"Po kërkon atë që nuk i takon."

Të mërkurën në gjykatën e Apelit Vlorë ishte parashikuar seanca e radhës për rishqyrtimin e pretendimeve të deputetit, por deputeti nuk u paraqit pasi pa praninë e mediave, ku banorët denoncuan e pretenduar të tokave.