Presidenti Meta arratiset drejt Durrësit: Frymëzohesh për të ardhmen europiane të Shqipërisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2020, 18:30
Pas replikave të forta politike, Presidenti Ilir Meta është arratisur drejt bregdetit të Durrësit.
Kreu i Shtetit ka shkruar se bregdeti e frymëzon, por sidomos për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
“Mjafton të vish në bregdetin e Durrësit dhe frymëzohesh për një ritëm më të lartë, sidomos për të ardhmen europiane të Shqipërisë!”, ka shkruar Meta përbri fotos së tij, ku duket se ka ngritur dy gishtat, simbol i paqes.