Protestë kundër maskave/ Më shumë policë se protestues, dhjetëra të shoqëruar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2020, 18:41
Policia ka shoqëruar disa protestues për në komisariat në protestën para kryeministrisë.
Mes të arrestuarve ka qenë edhe avokati Altin Goxhaj, si një prej organizatorëve.
Edhe pse momentalisht reshjet e shiut po vazhdojnë, protestuesit zgjodhën të dilnin në tubim.
Ndërkohë, policia është duke i shoqëruar protestuesit.
Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet, uniformat e policisë kanë qenë më shumë në numër se sa protestuesit.
Ndërkohë, më herët protestuesit u përplasën edhe me deputetin Kujtim Gjuzi duke e përzënë nga protesta.