Apeli rrëzon nëndrejtorin e OFL-së, Shkëmbi i pezulluar deri në fund të hetimeve
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë ne fuqi vendimin e shkallës së parë për pezullimin nga detyra të nëndrejtorit te policisë Artan Shkëmbi i akuzuar për nxjerrje sekreti dhe korrupsion. Pavarësisht pretendimeve të avokatit të numrit dy të OFL trupa vendosi të mos lehtësojë masën.
Nëndrejtori i Operacionit Forca e Ligjit Artan Shkëmbi do të vijojë qëndrojë i pezulluar derisa dosja në ngarkim të tij do ti dërgohet gjykatës për të nisur shqyrtimi gjyqësor.
Gjykata e Posaçme e Apelit mori ketë te enjte në shqyrtim kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë të kërkuar nga Shkëmbi, por pa ndryshuar masë.
I shoqëruar nga avokati i tij Artan Broci ish-numri 2 i OFL-së është paraqitur në gjykatë ne orët e para të ditës, por sërish ka shmangur mediat për të komentuar vendimin e SPAK.
Ai u pezullua nga detyra pas dekonspirimit të operacionit sekret në të cilin ishin përfshirë edhe autoritete gjermane.
Këto të fundit kishin kërkuar informacion në lidhje me dy persona të cilët akuzoheshin se kishin kryer veprimtari kriminale, por që sipas tyre në lidhje me këtë kërkesë ishte vënë në dijeni vetë grupi kriminal.
Sipas gjermanëve ishte vetë Shkëmbi ai që dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni Alekandër Prronin dhe Klaudio Vukajn përmes një platforme chati të kriptuar se po hetoheshin nga Gjermania.
Ai u pezullua nga detyra më 28 shtator ndërsa i rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre” dhe “Nxjerrje sekreti”.
Partnerët ndërkombëtarë dërguan informacione pranë Prokurorisë së Posaçme se Shkëmbi është i lidhur me dekonspirimin e operacioneve në nxjerrjen e sekretit hetimor dhe korrupsion.