I akuzuar për vrasjen e ish-policit, Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj Gjergj Cukalit
Gjykata e Tiranës ka vendosur ditën e sotme për pushimin e çështjes ndaj Gjergj Cukalit, i akuzuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali.
Sipas asaj që mëson Ora News, avokatët Alban Bengasi dhe Elton Hyseni, në arsyetimet e tyre bindën gjykatën të rrëzonte provën e ADN-së duke provuar se ishte marrë nga policia gjyqësore në kundërshtim me ligjin.
Ngjarja ndodhi në janar të vitit 2019 në zonën e Selitës në kryeqytet.
Arrestimi i bujshëm:
Cukali u arrestua me bujë tre muaj pas ngjarjes, por u lirua katër muaj më vonë nga Gjykata e Apelit.
Shkalla e Dytë vlerësoi të papërdorshme provën kryesore kundër tij, një gjurmë ADN-je në një bidon plastik në “Mercedesin” e ekzekutorëve.
Ndërkohë Apeli vuri në pikëpyetje mënyrën si ishte bërë krahasimi biologjik dhe po ashtu ngriti dyshime të forta se policia mund të kishte falsifikuar provën, duke vendosur në bidon ADN-në e Cukalit, vendim që sërish është hedhur poshtë.