VIDEO-DOKUMENT/ Zhupa nxjerr zbuluar mashtrimin e rradhës të Erion Veliajt

Kryebashkiaku i Tiranë,s Erion Veliaj i ftuar në "Repolitix" në Report Tv, tha se mezi e pret që të shkojë në gjykatë dhe të vërtetojë se si kryetari I PD, Lulzim Basha u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë, se si ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë dhe se i ka dhënë leje vetes për shtëpi e ka bërë kate shtesë.

Por Veliaj mohoi se ka një padi kundër tij në gjykatë

"I qëndroj akuzave për PD-së, nuk ka asnjë padi ndaj meje. I kam dosjet gati se deri tani janë deklarata për shtyp, i kam dosjet dhe provat", tha Veliaj një ditë më parë.

Por kryebashkiakut i kthen përgjigje zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, e cila publikon edhe dokumentin ku shihet qartë padia e kryetarit të selisë blu ndaj Veliajt.

“Mashtrimi është mjeshtëria e Veliajt!

Partia Demokratike e ka paditur Veliajn për shpifjet e tij të vazhdueshme që kanë vetëm një qëllim: të largojnë vëmendjen nga dështimet flagrante të qeverisë dhe të bashkisë. Të cilat kanë varfëruar shqiptarët dhe rrënuar Tiranën.

Paditë janë depozituar dhe Veliaj do të përgjigjet për shpifjet e tij. Mashtrimet e përditshme dhe kasetat me regji qëndrore nuk e shpëtojnë dot nga përgjegjësitë për shkatërrimin e Tiranës dhe shpifjet e përditshme!”, shkruan Zhupa në reagimin e saj.

Partia Demkratike paditi në gjykatë për shpifje Kryetarin e Bashksië së Tiranës, Erion Veliaj, duke kërkuar denimin e tij për shpifjet sipas PD-se te përsëritura kundër Kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Padia penale argumenton se Erion Veliaj, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, duke shpifur për kundërshtarin politik, me qëllim që t’i dëmtojë imazhin zotit Basha. Burime nga Gjykata e Tiranës bëjnë të ditur se padia konsideron si 3 shpifje të Erion Veliajt akuzat se:

Kryetari i PD u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë
Kryetari i PD ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë
Kryetari i PD ka ndërtuar kate pa leje.

“Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është Kryetar i PD në opozotë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS”, thuhet në padinë e ngritur për shpifje ndaj Erion Veliajt.