Nga 300 deri në 1300 euro për person/ Po transportonin 30 refugjatë, 2 të arrestuar në Korçë

Policia e Korçës arreston dy persona të cilët u kapën në flagrancë duke transportuar 30 emigrantë të paligjshëm.

Sipas policisë,njëri prej të arrestuarve drejtonte mjetin pa leje drejtimi, ndërsa një person tjetër, që nuk iu bind urdhrit të Policisë, ështël shpallur në kërkim.

Të arrestuarit dhe i shpalluri në kërkim:

• M. B., 20 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi E. M., 23 vjeç, banues në Vorë, Tiranë, të cilët janë kapur nga shërbimet e Policisë pranë vendit të quajtur "Tyrbja e Gocës", Maliq, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin furgon tip "Benz", 29 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit nga 300 deri në 1300 euro për person, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Shtetasi M. B. rezultoi se drejtonte mjetin pa leje drejtimi, ndërsa shtetasi E. M., i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, nga verifikimet e kryera rezulton bashkëpunëtor i dyshuar i 20-vjeçarit.

• Gjithashtu është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi G. M., 44 vjeç, banues në Libonik, Maliq, i cili u kap nga forcat e Policisë pranë vendit të quajtur "Guri i Kuq", Pogradec, duke transportuar me mjetin tip "Benz", një emigrant të paligjshëm, të cilit kundrejt shpërblimit prej 200 euro, i kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.