EMRAT/ Të armatosur me taksi drejt Vlorës, arrestohen tre persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2020, 12:56
Lëvizte i armatosur nëpër qytet, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë.
Siç raporton policia e qytetit bregdetar, K.B, banues në lagjen "1 Maji" lëvizte me armë zjarri pa leje dhe municion luftarak.
Ndërkohë, bashkë me të janë arrestuar edhe dy persona të tjerë për "moskallëzim krimi".
Në momentin e arrestimit, personat në fjalë kanë qenë në bordin e një taksie.
Burime për Ora News bëjnë me dije se, personat e arrestuaru janë Klajdi Basha, Daniel Bako dhe Klaudjo Mistri.
"Këta shtetas janë me precedent kriminal të mëparshëm në fushën e narkotikëve, shfrytëzimit të prostitucionit dhe atë të vjedhjes", thotë policia në njoftimin e saj.
