Djali u përfshi në atentatin e shefit të policisë bashkiake, babai thirrje publike: Dorëzohu, baba jot të pret një orë e më parë

Policia vijon të jetë në kërkim të 19 vjeçarit I akuzuar për atentatin ndaj makinës së shefit të policisë bashkiake të Malësisë së Madhe Mentor Hasanaj.

Nga të shtënat mbeti I plagosur 39 vjeçari ndërsa I ati  Xhelal Hasanaj, 70 vjeç, ndodhet në gjëndje kome në spitalin e Shkodrës.

Ilirjan Hasanaj është djali i Arben Hasanajt, ish-polici i Kufirit i cili prej tre vitesh është larguar nga vendi.

Në një postim në facebook Arbeni I bën thirrje publike djalit të dorëzohet.

“Drejtuar djalit tem  Ilirianit te  dorezohesh nje ore e me pare ne Drejtorin, komisariatin, apo piken me te afert te policise se shtetit.   I lutem  çdo njeriu qe din apo ka dieni  te me njoftoje.

 Baba i jot te pret nje ore e me pare  kam ardh jam neSshqiperi.

     Baba te ka shpirt

\Si ndodhi atentati
Ata po udhëtonin në aksin rrugor Shkodër-Koplik me makinën zyrtare të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, kur u sulmuan me armë zjarri nga një motor. Nga breshëria e plumbave u goditën Mentor Hasanaj, 37 vjeç dhe babai i tij Xhelal Hasanaj, 70 vjeç, ndërsa Bashkëshortja e policit, Vjollca Hasanaj që po ashtu ndodhej në makinë shpëtoi mrekullisht.

Janë këtu:

Te gjitha lajmet mbi atentatin ndaj shefit te policise bashkiake te Malesise se Madhe