Nga nesër maskat me detyrim, ja rregullat. Gjobat nga 3000 deri në 5000 lekë

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar udhëzuesin për mbajtjen e maskave jashtë ambienteve të shtëpisë, duke filluar nga 15 tetori.

Drejtorja, Albana Fico, tha se maska është e detyrueshme, krahas ambienteve të mbyllura, edhe gjatë ecjes në rrugë. Përjashtohen nga ky përcaktim vetëm fëmijët nën moshën 11 vjeç.

Por cilat janë rastet kur qytetarët nuk mund ta mbajnë maskën apo janë të detyruar që ta heqin atë? Këtu përfshihen edhe ata që kanë probleme shëndetësore.

Mos zbatimi i kësaj masë do të ketë penalitete sipas Aktit Normativ me 3 mijë lekë për shkelësit për herë të parë, dhe 5 mijë lekë për shkelje të përsëritur.

Pas udhëzimeve më të fundit nga ISHP, prej ditës së enjte policia do të planizohet në rrugët e vendit për të kontrolluar nëse respektohet vendosja e maskës.

Efektivët e Patrullës së Përgjithshme të Policisë krahas detyrave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë do ngarkohen dhe për ndëshkimin e qytetarëve që nuk respektojnë urdhrin.

Punonjësit e policisë së rendit dhe repartit Shqiponja do jenë me turne pune 8 oraresh, të planizuar në gjithë territorin.

Hartuesit e strategjisë kanë diskutuar të vihen në dispozicion dhe oficerë civil në rast se qytetarët nuk do respektojnë vendosjen e maskës.

Ja kur maska bëhet e detyrueshme:

a. Sa herë dilni nga shtëpia;
b. Cdo individ mbi moshën 11 vjeç;
c. Gjatë të gjithë ditës gjatë të gjithë veprimtarisë jashtë banesës.
d. Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar
e. Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.
f. Edhe gjatë ecjes në rrugë
g. Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh
h. Gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj
i. Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë
j. Përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante
k. Në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjes
l. Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19
m. Në të gjitha institucionet fetare.
n. Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t’u mbrojtur nga shkatarët e tjerë infektivë respiratorë.
o. Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme.

Vendosja e barrierës mbrojtëse (maskës) nuk mund të jetë e mundur në çdo situatë. Prandaj, ka disa raste kur ju lejohet të hiqni atë apo të modifikoni përdorimin e saj.

a. Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë, etj
b. Gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset.
c. Gjatë proçesit të manipulimeve dentare por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset.
d. Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetare
e. Nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (trasparente).
f. Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli
g. Nga punëtorët që punojnë në ambjente të jashtme, gjatë procesit të punës kur sigurohet distance fizike jo më pak se 1.5m.
h. Nga të ftuarit në emisonet televizive me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.

Lexo edhe:

Maska me detyrim, Ja rastet kur gjobitesh në Maqedoninë e Veriut

https://youtu.be/j9nRKTZ-MGE