Basha: Rama sharlatan. Thirrje gazetarëve: Përballeni mashtruesin me gënjeshtrat e tij

Kryetari i PD-së Lulzim Basha përsëriti edhe një herë planin me 5 pika antikrizë që PD ka përgatitur dhe këmbëngul që qeveria Rama ta zbatojë.

Basha tha se në këtë situatë detyra e qeverisë është të gjurmojë kontaktet të bëjë më shumë testime dhe jo të kërcënojë me gjoba.

“Të bëjë 2500 testime në ditë minimuni. Gjurmimi i kontakteve të infektuara dhe izolimi I tyre kjo është detyra nuk është detyra të dalë si sharlatan e të thotë vini maskën po nuk e vure maskën do të vërë gjobë. Kjo është të lash duart me jetën e njerëzve ndërkohë që vjedh.”

Madje Basha kishte dhe një sugjerim për gazetarët të denoncojnë mashtrimin e Edi Rama.

Nxirrjani palaços përballeni me palaçollëkun me gënjeshtrat e tij, se nuk është askushi por edhe për disa javë njeriu që ka celesat e shtetit në dorë. Nxirrjani kur thotë po bëjmë gati paketën e tretë kur të tjerët po bëjnë gati paketën e katërt. Është kriminale si sillet me shqiptarët, mjekët, infermierët. Vetëm një kriminel që urren popullin e tij pret të shkojë e keqja deri në fund e të nxjerrë pikatoren. Kjo nuk është papëgjegjshmëri as keqqeverisje por kriminale. Përballeni mashtruesin. Bëhet fjalë për jetën dhe bukën e gojës të qytetarit.

Basha shpreh shqetësimin se situata është dramatike dhe në rënie të lirë