"Shpërdorim detyre", Emiljano Shullazi padit Arta Markun dhe Donika Prelën

Emiljano Shullazi dhe Gilmano Dani kallëzojnë penalisht ish-kryeprokuroren Arta Marku dhe ish drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Kallëzimi për dy zyrtaret e larta të drejtësisë është bërë për "shpërdorim detyre", raporton Ora News.

"Ne, kallzuesit, Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani, jemi duke u gjykuar ne Gjykaten e Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tirane.

Me Urdherat respektive Nr. 253 dhe 255, date 28.07.2020, te Ministrit te Drejtesise, jemi vendosur ne regjimin e posacem te ushtrimit te te drejtave, ne burgun e sigurise se larte prane Institucionit  te Ekzekutimit te Vendimeve Penale “ Jordan Misja”, Tirane.

Urdherat e Ministrit te Drejtesise, jane ankimuar ne Gjykaten e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, si te kundraligjshem dhe abuzive", thuhet ndër të tjera në padinë e siguruar nga Ora News.

Kallzimi i plotë: