KPK konfirmon në detyrë shefen e kabinetit të Olsian Çelës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2020, 09:46
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë Pranvera Pustinën, shefe e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela.
Pustina u përball të premten, më 9 tetor, pa probleme me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Procesi i vetingut për të u krye nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Etleda Çiftjen.
Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Steven Kessler.
Më herët, Pustina ka mbajtur postin e prokurores pranë ish Gjykatës së Krimeve të Rënda, sot Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Skeda e pasurisë e Pranvera Pustinës, sipas Reporter.al:
