“7x7 në versionin Rilindas”, eksperti "kap mat" Ramën: 60-a është më e madhe se 70-a
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar disa shifra për borxhin publik dhe investimet në dy periudha si një përgjigje ndaj opozitës.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i mazhorancës akuzon opozitën se e zhyti Shqipërinë në borxhe kur ishte në qeveri para 2013 në disa sektorë si sipërmarrja, shëndetësi, arsim apo deri tek bonuset e bebeve.
Rama shton se, mesatarja e borxhit publik për periudhën 2006-2013 ka qenë 60 miliardë lekë kurse e investimeve 70 miliardë lekë.
Kurse për periudhën që ka qeverisur vetë Shqipërinë borxhi publik është ulur mesatarisht në 46 miliardë lekë kurse investimet 79 miliardë lekë, përcjell Ora News.
Por nuk ka munguar reagimi i ekspertit të ekonomisë, Pano Soko.
Me nota të forta ironie, Soko shprehet se për qeverinë 60 është më e madhe se 70 ndaj dhe vendi po shkon në gropë.
"Tani e kuptova pse kur vendi po shkon gropë, Qeveria thotë që kemi rritje ekonomike. Sepse në Qeveri e dinë që 60-a më e madhe se 70-a.
7x7 në versionin Rilindas...", shkruan Soko në postimin e tij.

/a.r, OraNews