"Në tre socialistë, dy e urrejnë Edi Ramën", Kryemadhi hap sondazhet dhe bën parashikimin për 25 prillin

Partitë politike duket se nuk bëjnë sondazhe vetëm për të parë ku janë vetë para elektoratit por ku është edhe kundërshtari i tyre.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një intervistë për Rtv Ora ju referua sondazheve kur tregoi se në çfarë pozicioni ndodhet Edi Rama në raport me socialistët e tij.

Kryemadhi: Në tre socialistë dy e urrejnë Edi Ramën, në 10 veta 8 e urrejnë dhe nuk e votojnë Edi Ramën, një thotë nuk e tregoj, një thotë do të shoh dhe do bëj. Nëse LSI nuk do të ishte problem për Edi Ramën nuk do të dëgjonim një orë e gjysmë serenatat e dashurisë së Edi Ramës në Asamble për Ilir Metën dhe LSI.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana