Qori: Naftëtarët 15 ditë grevë urie, Rama nuk mban përgjegjësi, thotë do shkruajë libër për ta

I ftuar në Ora News, pedagogu Arlind Qori u shpreh se kërkesat bazike të naftëtarëve tregojnë hallin e madh që ata kanë dhe mjerimin ku ne jemi katandisur.

Ai tha se ata kanë 15 në grevë dhe nuk ka asnjë reagim, ndërsa Rama tha se do të shkruajë një libër për ta, pa mbajtur përgjegjësi për veprimet kriminale të qeverisë

Qori: Kërkesat bazike të naftëtarëve tregojnë hallin e madh që ata kanë dhe mjerimin ku ne jemi katandisur. Duket se në Ballsh jemi në poemat e Migjenit. Naftëtarët kërkojnë të drejta që i kërkojnë me ligj, si pagat e papaguara. Ata kanë 15 në grevë dhe nuk ka asnjë reagim. Ndërsa Rama tha se do të shkruajë një libër për ta, pa mbajtur përgjegjësi për veprimet kriminale të qeverisë. Kjo është një protestë pa përgjigje, qoftë edhe negative për naftëtarët, edhe nëse vdesin.  

Për Qorin, ka shumë duart që e kanë rrënuar atë uzinë dhe shtoi se qeveria është palë, pasi nuk do t'ia dijë fare për atë zonë.

Qori: Ka shumë duart që e kanë rrënuar atë uzinë. Është një problem që ka nisur qysh në vitin 2008 dhe është thelluar në vitin 2016, duke mos marrë parasysh përgjegjësi. Kush do investitor që vjen aty nuk shlyen detyrime dhe mjel naftën dhe naftëtartët. Unë besoj se shteti është palë me këto kompani. Aty ka naftëtarë që nuk paguajnë dot ujë e drita. Si ka mundësi që është krijuar mbi 200 milionë euro borxh, shteti nuk ndërhyn dhe ta marrë në dorë. Prandaj unë mendoj se është palë qeveri, pasi nuk do t'ia dijë fare për atë zonë. Naftëtarët janë të përçmuar nga PS si një parti të majtë.

Qori shtoi se uzina është e punëtorëve, se për sa kohë ata kanë borxh pagat, uzina u takon atyre.

Qori: Naftëtarët kanë ardhur para ministrisë së Energjisë, ndërsa qeveria u ka dhënë drurin dhe nuk janë pritur. Vetë Rama do t'i fusë poshtë rrogozit naftëtarët në mënyrë që të mos i prishin imazhin. Uzina ka 40 vite që punon që prodhon pasuri të paimagjinueshme. Uzina është një pasuri kombëtare e vendit. Në të gjitha dimensionet uzina është e punëtorëve, se për sa kohë ata kanë borxh pagat, uzina u takon atyre. Është njëlloj si me marrjen e kredie na bankë. Pse të mos konsiderohet uzina si e punëtorëve? Naftëtarët e Ballshit po përballen me një mur heshtjeje, gati mafioz.

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti A. Kurti