Hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit, ja lista me 424 kandidatët e kualifikuar dhe udhëzimi për testin

Komisioni i Përzgjedhjes mbylli sot procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve për hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit që do të vazhdojnë fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Komisioni i Përzgjedhjes shqyrtoi 653 aplikime, ku u kualifikuan 424 kandidatë dhe 229 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 14 tetor do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim.

Testi i Arsyetimit Logjik do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar kliko KËTU

Për udhëzimet mbi zhvillimin e testit kliko KËTU