Vlorë, shirat përmbytin rrugët, uji rrezikon dyqanet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2020, 20:18
Shirat e rënë orët e fundit kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Vlorës.
Shiu i rënë në ditët e sotme, ka bërë që rrugët e qytetit të "notojnë" në ujë.
Ndërkohë, uji ka mbuluar edhe rrugën që lidh bulevardin e ri me skelën në rrugën Transballkanike.
Nëse reshjet e shiut do të vazhdojnë me të njëjtin intensitet atëherë uji rrezikon të arrijë edhe në dyqanet e zonës.
Kjo është një situatë që përsëritet sa herë bie shi në qytetin e Vlorës.