Opozita, 100 mandate në 25 prill? Kryemadhi: Me kodin e ri, Rama në Tiranë do ishte minus 3 deputetë, ua mori Blushit e Idrizit
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se opozita do të fitojë 100 mandate në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Në një intervistë për Rtv Ora, ajo tha se si PD ashtu dhe LSI janë të favorizuara me kodin e ri zgjedhor.
Me këtë kodin e ri, tha ajo, PS sot me votat e 2017 do të kishte 3 mandate deputetësh më pak vetëm për Tiranën, duke kujtuar se Rama ka marrë mandatet e Ben Blushit dhe Shpëtim Idrizit.
Kryemadhi: Me kodin e ri zgjedhor një deputet zgjidhen me 10001 vota dhe 1%. Opozita, si PD dhe LSI, nuk kanë çështjen e 1%. Pragu rajonal nuk ka lidhje fare, pjesëtohet me 2, në koalicion me 3. Në koalicion të duhen minimumi 13 mijë vota për mandat deputeti, tani 10000. Po të marr vetëm qarkun e Tiranës. PS me kodin e ri do të kishte tre mandate më pak, ka marrë mandatin e Ben Blushit, ka marrë mandatin e Shpëtim Idrizit.
Mandati i Shpëtim Idrizit ka qenë 2.99% ose 12.900 e ca vota që i ka marrë PS. Mandati i Ben Blushit ka qenë me 9.300 e ca vota. Edhe matematikisht edhe numerikisht me votat e 2017, mos harroni se gjithë thirrjet që bëheshin ishin që do të qeverisej në shtator të 2017 PD-PS bashkë, sot i ke tre mandate të humbura në Tiranë me votat e 2017 me kodin e ri, dhe një mandat të humbur në Vlorë. Nuk po flas për socialistët që i kanë ikur Edi Ramës.
Partia Demokratike e përmbylli procesin e përzgjedhjes së kandidatëve me votën e anëtarësisë, ndërsa LSI thotë Kryemadhi do të ketë risi në procesin zgjedhor.
Kryemadhi: Nuk kemi ndonjë risi. Risia jonë qoftë në votimet e 21 nëntorit, qoftë në Konventën Kombëtare, risi do të jetë procesi zgjedhor. Akoma nuk jam autorizuar për ta bërë prezent.
Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana