Elbasan, "Golfi" përplas për vdekje këmbësoren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2020, 20:21
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.
Një mjet tip Golf ka përplasur një këmbësore që po kalonte rrugën.
Sipas informacioneve paraprake, këmbësorja Miranda Dashëhana 27 vjeç si pasojë e përplasjes ka humbur jetën, por pritet njoftimi zyrtar i policisë.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tip Golf është shoqëruar në komisariat.