Rama "thumbon" Metën: Nderimet me tituj dhe medalje janë bërë për të gjallët e jo për të vdekurit
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë me presidentin Meta edhe , gjatë ceremonisë së dorëzimit të "Yllit të Madh të Mirënjohjes Publike", Nuncit Apostolik, Charles John Broën.
Rama, me shpoti për Metën theksoi se medaljet janë bërë për të gjallët dhe jo për të vdekurit, në mënyrë që të dallohen nga njëri-tjetri.
Rama: Dëshiroj t'u jap një shenjë, kjo është gradë për mirënjohje publike. Nderimet me tituj dhe medalje janë bërë për të gjallët dhe jo për të vdekurit sepse të dallosh të vdekurit nga të gjallët është mirë për të gjithë. Titujt dhe medaljet jepen rrallë se ndryshe ç'kuptim ka dallimi që ata bëjnë dhe kjo medalje jepet rrallë sepse për ta merituar duhet ta kesh fituar betejën e denjë, t'u kesh shërbyer të tjerëve. Jo rastësisht kjo medalje sendërtohet me ngjyrat e heroit tonë kombëtar Skënderbeu që deri në vdekje se ndali hapin për luftën e drejtë.
