BOOM - "Kafe me gjyshin" zbulohet mashtrimi i Erion Veliaj me pensionistët

Vetëm 20 lekë do të kushtonte kafja e mëngjesit për pensionistët në Tiranë.

Ky ishte premtimi që Kryetari i Bashkisë  Erion Veliaj i bëri të moshuarve teksa konsumonte një kafe me ta.

Veliaj: Iniciativa quhet kafe me gjyshin dhe është një rrjet që kafenesh, që nga ora 7 deri në 9 të mëngjesit, kafja do të shërbehet me 20 lekë për pensionistët.

Por nga një vëzhgim që beri Emisioni investigativ BOOM në bar-kafet që kishin ende logon "kafe me gjyshin" rezulton se lokalet nuk i ofrojnë më pensionistëve  këtë shërbim me çmimin modest. 

Qytetari: Ky është lokali që pi kafen me gjyshin?

Kamarieri: Është hequr ajo, ka qenë 20 lekë, por ka kohë që është hequr, nja 2 vite. E mbajti një farë kohe bashkia, sa për propagandë.

Sipas Veliajt ishin 100 lokale në Tiranë që do të ofronin kafen për të moshuarit me 20 lek, por emrat e këtyre lokaleve nuk u bënë asnjëherë publik.

Kërkesa e emisionit BOOM për të marre informacion për rrjetin e këtyre lokaleve nuk mori përgjigje.  

Gazetarja: Tani do të vijë dikush? Nuk japin informacion d.m.th.

Informacioni: E mora në telefon dhe ma mbyllën prapë.

"Kafe me gjyshin" është pjesë e propagandës së Veliajt i cili këtë herë ka zgjedhur për të zhgënjyer të moshuarit.