Gjykata e Apelit të Korcës ngelet me një gjyqtar, vetingu shkarkon dhe Etleva Temon
Filtri i vettingut krahas Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese po sjell pasoja të rwnda edhe në Gjykatat e Apelit. Me shkarkimin e gjyqtares së Korçës Etleva Temo kjo gjykatë ngelet vetem më një gjyqtar.
Etleva Temo, u shkarkua sot nga KPK pasi u konstatuan probleme me pasurinë. Por KPK ka evidentuar për Temon edhe konflikt interesi. Sipas komisionereve ne verifikimet ka rezultuar se bashkëshorti i gjyqtares ka udhëtuar me një person, i cili ishte në proces në Gjykatën e Apelit dhe gjyqtare ishte vetë subjekti.
Temo ka qenë pjesë e trupës gjykuese në të cilën u procedua per korrupsion edhe gjyqtarja Mimoza Margjeka, e akuzuar se mori 6000 euro ryshfet.
Për Etleva Temon, SPAK nuk ka arritur të siguroj prova nëse ka qenë ose jo e përfshirë në përfitime të kundraligjshme.
I vetmi gjyqtar i emërua ne Gjykatën e Shkallës së Dytë të Korçës është Olsi Xhavelli edhe ky i fundit pjesë e trupës ku u procedua Margjeka, por edhe per këtë nuk pati procedim nga SPAK.
Aktualisht çështjet në Gjykatën e Apelit po shqyrtohem me gjyqtarë të komanduar nga KLGJ.
Nga procesi i vetingut ne shkallën e parë janë shkarkuar nga vettingu 100 magjistratë ndërsa e kanë kaluar ne fazen e dyte 110 gjyqtarë e prokurore.