"Koha nuk pret"/ Basha reagon pas shtimit të infektimeve në vend: Plani ynë antikrizë ndihmon çdo shqiptar

Kryetari i PD, Lulzim Basha reagon pas shtimit të rasteve me Covid-19 në vendin tonë.

Përmes një postimi në Twitter, kryedemokrati thekson se Plani i Rimëkëmbëjes, i publikuar nga PD, ndihmon çdo shqiptar në vështirësi, ndërsa rifton qeverinë ta verë në funksion.

"Koha nuk pret", paralajmëron Basha, përcjell Ora News.

"Rriten infeksionet, bien testimet. Ndërkohë që njerëzit kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë, Rama vazhdon me vjedhje dhe gënjeshtra. Plani ynë antikrizë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi. Koha nuk pret!", shkruan Basha.

Në Shqipëri java e kaluar shënoi një rritje të ndjeshme të numrit të rasteve të reja me COVID 19, ndërsa në të gjithë vendin u rregjistruan 1160 të prekur.

Bëhet fjalë për një shtim prej gati 15% të të infektuarve, krahasuar me javën pararendëse, kur mesatarja ditore ishte prej 145 rastesh.

Mesatarja e kësaj jave kërceu 165 raste në ditë, duke kulmuar me 24 orët e fundit, gjatë së cilave, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë ka patur 171 të infektuar, niveli më i lartë që nga 24 gushti, kur është shënuar dhe piku i deritanishëm me 178 raste në ditë. 

/a.r, OraNews