I vrau me hanxhar teksa ishin lakuriq/ Detaje nga vrasja e dyfishtë e shqiptarit në Greqi
Publikohen detaje të reja nga vrasja e dyfishtë e ndodhur në Loutraki të Greqisë.
Sipas mediave helene, i dyshuari kryesor është një shqiptar, ish-partneri i gruas ukrainase.
Si ndodhi vrasja
Vrasja e dyfishtë e gruas ukrainase me profesion fizioterapiste dhe bashkëjetuesit të saj, një farmacist grek 42-vjeçar, u krye brenda shtëpisë së saj të pushimeve.
Ishte një fqinje e viktimës, ajo e cila raportoi ngjarjen pasi pa se nga dera e shtëpisë përballë po rridhte gjak.
Pas i ata hapën me forcë derën panë të shtrirë në tokë dhe të mbuluar në gjak çiftin.
Shqiptari përdori një hanxhar për vrasjen e dyfishtë
Si rezultat i hetimeve deri tani është zbuluar se shqiptari ka hyrë fshehurazi në shtëpinë ish-partneres së tij, ndërsa kjo e fundit dhe bashkëjetuesi isaj ishin të zhveshur lakuriq dhe i ka goditur ata në mënyrë barbare.
Shqiptari përdori një hanxhar për të kryer krimin.
Ai arriti që t’i godiste viktimat në të gjithë trupin, por më së shumti në pjesën e kokës.
Djegja e makinës dhe "cv" e shqiptarit
Menjëherë pas aktit, ai mbylli dyert, dhe u largua me makinën e ish-partneres, të cilin e braktisi dhe i vuri flakën, rreth 500 metra larg shtëpisë së saj.
Mësohet se shqiptari 45-vjeçar, që është shpallur në kërkim ka një seri veprash penale për grabitje dhe drogë. Ai dyshohet se ka pasur lidhje kohët e fundit me viktimën dhe kohët e fundit nuk ka pranuar për asnjë arsye ndarjen dhe faktin që ajo donte të vazhdonte jetën e saj.





