Grabitja e 6 mln eurove në Rinas, bashkëpunëtori i drejtësisë përballet me tre të pandehur, ja çfarë deklaruan
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar përballjen e bashkëpunëtorit të drejtësisë Alkond Bengasit me tre të pandehurit e tjerë vëllezërit Klement dhe Eldi Çala dhe Oltion Veselin. Të pandehurit akuzohen për grabitjen e 9 prillit në Rinas ku mbeti i vrarë Admir Murataj.
Bashkëpunëtori i drejtësisë, Alkond Bengasi, i cili zbardhi grabitjen e 9 prillit në Rinas, është përballur këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme me tre të pandehurit e tjerë të akuzuar si bashkëpunëtorë të vellëzërve Eldi dhe Klement Çala si dhe të pandehurin tjetër Oltion Veseli.
Seanca ishte kërkuar nga tre të pandehurit, të cilët nuk e kanë pranuar akuzën dhe kanë rrëzuar pretendimet e Bengasit.
Ajo ka zgjatur mbi gjashtë orë dhe më pas gjykata ka shtyrë seancën për të premten.
Procesi është zhvilluar me dyer të mbyllura, por burime të Rtv Ora kanë mësuar se Bengasi u ka qëndruar thënieve të mëparshme ku fitoi edhe statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Grabitja e Rinasit ndodhi në 9 prill të vitit të kaluar në aeroportin e "Nënë Tereza:.
Grabitësit përdorën një furgon me mbishkrimin "Hetimi Tatimor" të modifikuar në një servis në Elbasan.
Bengasi ka treguar gjatë dëshmisë së tij se punonte në servis dhe se kontaktin e parë e ka pasur me dy kushërinjtë e tij, Klement dhe Eldi Çala.
Me ta ai kishte shkuar në Kavajë, ku kishte siguruar edhe dy furgonat Chevrolet, të cilët me pas i kishin modifikuar.
Ai ka treguar se e kishte mësuar më vonë se furgonat do të përdoreshin për grabitjen.
Gjatë grabitjes në Rinas mbeti i vrarë Admir Murataj, një i kërkuar nga drejtësia, ndërsa gjurmët e gishtave të gjetur në furgon i kanë çuar hetuesit në zbulimin e Bengasit, i cili ka treguar edhe të pandehurit e tjerë.
LEXO EDHE: Mbyllen hetimet për grabitjen e Rinasit, SPAK dërgon për gjykim dosjen me 8 të pandehur
Të gjitha lajmet për grabitjen ne Rinas