“Kakome” drejt SPAK-ut, banorët e Nivicës vijojnë “betejën” ligjore për tokat

Banorët e Nivicës vijojnë betejën ligjore për rreth 20.5 hektarë tokë që pretendojnë se u është zaptuar në gjirin e Kakomesë për një projekt turistik. Këtë të hënë ata protestuan para gjykatës së Sarandës, ndërsa paralajmëruan se do ti drejtohen SPAK.

Banorët e Nivicës paralajmërojnë se do të dërgojnë në Strukturën e Posaçme Anti-korrupsion atë që e konsiderojnë “zaptim” të rreth 20.5 hektarëve tokë në gjirin e Kakomesë, të cilën e kanë përfituar me ligjin 7501.

"Nga prokuroria, nga gjykata, nga policia dhe të gjithë. Korrupsion i paparë, të vërë dorën menjëherë se ne jemi banorë të fshatit Nivicë dhe kërkojmë pronat tona."

Këtë të hënë, përfaqësues të komunitetit me 1005 banorë përfitues, protestuan para Prokurorisë së Sarandës, të cilën e akuzojnë për mosveprime përballë kallzimeve që ata kanë bërë për këtë çështje.

Ata thonë se e kanë përfituar tokën sipas ligjit, por në institucione e gjykata i sorollasin dhe asnjë prej tyre nuk ka marrë dokument pronësie.

"Kemi marrë AMTP-të në 2017 nga bashkia Himarë."

"Kërkojmë pronën tonë, të marrë secili atë që i takon."

Toka për të cilën pretendojnë pronësinë banorët e Nivicës është përfshirë në një projekt për një fshat turistik në Gjirin e Kakomesë.