Nga Teatri Kombëtar te rehabilitimi i Piramidës, Veliaj i jep tenderin e rradhës "Fushës"

Kompania Fusha nga Teatri Kombëtar te rehabilitimi i “Piramidës”

Bashkia e Tiranës ka marrë një tjetër "flamur të kuq". Tenderi për Teatrin Kombëtar u vlerësua me probleme. Por ndërsa kanë nisur hetimet dhe godina është shembur, bashkia ka dhënë 1.3 miliardë lekë për rehabilitimin e Piramidës që do të realizohet prej kompanisë “Fusha shpk” dhe "EDil-al".

Projekti për ndërtimin e Teatrit Kombëtar nisi me akuza dhe po ashtu vazhdon me dyshime. Fillimisht, Bashkia e Tiranës e nisi projektin me kompaninë “Fusha shpk”, por pas përplasjeve dhe miratimit të ligjit për hapjen e tenderit, subjekti u tërhoq me argumentin se palët nuk ranë dakord për kriteret dhe kostot që duheshin përballuar.

Tashmë procedura ka ecur me kualifikimin e operatorit që do të përgatisë projektin e ndërtesës.

Në Agjensia e Prokurimeve Publike u bë e ditur se fituese është bashkimi i operatorëve  ‘A&E Enginnering’ shpk dhe ‘FM Ingengeria SPA’, por “Open Data” edhe këtë rast e ka renditur me flamur të kuq.

Shkak është bërë shmangia e ofertës më e ulët.

Në fakt bashkimi i operatorëve “Gjeokonsult & CO” shpk & “Archispace” shpk, ka ofertuar 55 milionë e 635 mijë lekë nga 60 milionë e 317 mijë lekë që ishte limiti i kërkuar ndërkohë që fituesi ka ofertuar 60 milionë e 300 mijë lekë.

Ndërkaq kompania “Fusha shpk” tashmë ka marrë një tjetër projekt.

‘Rijetësimi i Piramidës Tiranë’, do të realizohet nga bashkimi i operatorëve Fusha” shpk & “EDIL-AL-IT” shpk, të  përzgjedhur si fitues me vlerën e ofertuar prej 1.2 miliardë lekësh.

Pjesmarrëse rezulton të kenë qenë tetë kompani, 3 prej të cilave janë skualifikuar, një prej të cilëve nuk kishte paraqitur fare ofertë.

Një ndër kriteret kryesore për përzgjedhjen e fituesit është fakti se kompanitë konkurruese duhet të kenë kenë kryer punë të ngjashme për një objekt me vlerë 50% fondit për ndërtimin e piramidës.

Prej vitesh kryebashkiaku Veliaj ka premtuar ndryshimin e piramidës e cila qëndron e braktisur dhe tejet e degraduar.

Por me sa duket me afrimin e zgjedhjeve, parashikohet dhënia e vlerës së lartë për të eliminuar pamjen negative në qendër të Tiranës.