Kriza pandemike, Duma me tone të ashpra: Rama 2 milion euro për inceneratorin e Fierit dhe të Tiranës
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma në një deklaratë për mediat ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka paguar 2 milion euro për për incineratorin e Fierit dhe të Tiranës.
Duma e ka vijuar deklaratën me tone të ashpra, teksa ka thënë “Ky është prioriteti, inceneratorët?!!
Ky është proriteti kur mjekët gënjehen se do merrnin shpërblimn e pandemisë dhe marrin thuajse asgjë në raport me punën,
Ky është prioriteti inceneratorët?! Kur mësuesit punojnë me tre turne dhe nxënësit shpenzojnë përditë për maska e mjete mbrojtëse ndërsa bëjnë vetëm dy oër mësim.
Ky është prioriteti? Kur pensionistët që s’blejnë dot as ilaçet, tani shpenzojnë edhe më shumë për të dalë në rrugë të mbrojtur nga pandemia.”
Sakaq demokratja ka shtuar se prioriteti i qeverisë duhet të jetë pajisja e 1 milion qytetarëve me maska për muajt e dimrit.